Vet-aksident në Gjilan, lëndohet drejtuesi i automjetit
Në fshatin Bresalc të Gjilanit ka ndodhur një vet-aksident të mërkurën pas mesnate, raporton Mediafokus.info.
Sipas policisë, vetura e ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku për pasojë, është është lënduar drejtuesi i automjetit.
“Rr. “Prishtinë Gjilan”, fshati Bresalc 11.11.2020 00:30. I dyshuari m/k derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e vetaksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar edhe vetë drejtuesi i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport./Mediafokus.info/

