Vetaksident i rëndë në Pogragjë të Gjilanit
Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se një person është lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se kamioni është përplasur për një muri.
Shoferi i kamionit është dërguar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

