Vetaksident i rëndë, tre të lënduar

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Caralevë të Shtimes, ku drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një hendek, raporton Mediafokus.info.

Sipas policisë, tre persona janë lënduar nga ky vetaksident.

“Fshati Carralevë, Shtime  08.11.2020-15:00. Është raportuar se e dyshuara f/k derisa ishte duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një hendek. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Mediafokus.info/

(Foto ilustruese)