Vetaksident në autostradë, vdes një person
Një person ka vdekur në autostradësn “Arbën Xhaferi” si pasojë e vetaksidentit me kamion. Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.

