Vetaksident në Gjilan, lëndohet shoferi dhe pasagjeri
Policia ka raportuar sot për një vetaksident trafiku që ka ndodhur dje në Gjilan, ku si pasojë e lëndimeve kanë përfuanduar në spital.
Njoftimi i plotë i policisë:
VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 22.04.2023 – 09:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident trafiku, si pasoj e të cilit lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull kosovar.
Pas marrjes se tretmanit mjekësor i dyshuari është liruar ndërsa viktima është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

