Vetaksident në Prizren, humb jetën një 19-vjeçare

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona.

Si pasojë e lëndimeve ka vdekur një 19- vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 reth ores 04:19 policia ka marre informat për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndersa 2 tjerët njeri ka pësuar lendime të rënda (25 vjeçar), e tjetri (27 vjeçar) lëndime të lehta trupore.
Në vendngjarje kane dal patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar.”