Vetaksidenti me fatalitet në Gjilan, policia: Vetura goditi shkëmbinjtë, pasagjeri në gjendje të rëndë
Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin me fatalitet që ndodhi në Gjilan një ditë më parë.
Bëhet e ditur se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ku vetura ka dalë jashtë rrugës dhe i ka goditur disa shkëmbinj.
“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

