Vetaksidentohet autobusi në magjistralen Gjilan – Prishtinë, 4 të lënduar
Një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është vetaksidentuar, me ç’rast 4 pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Lajmin për Mediafokus.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë, ka ndodhur vetaksident trafiku i një autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë.
Policia e kosovës dhe njësitet e zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët jane duke u trajtuar në qendren emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lendime të lehta trupore.
Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.

