Vetë-izolimi: Disa udhëzime praktike shumë të dobishme
Ç’duhet të dijmë e ç’duhet të bëjmë ?
Tashmë gati çdo ditë po dëgjojmë se persona të shumtë po hyjnë në vetizolim.
Masat e ndërmarra për vetizolim e udhëzimet që jepen nuk dallojnë pothuajse fare në të gjitha shtetet evropiane që këshillojnë këtë.
Meqë numri i të prekurve me COVID 19 ende është në rritje, në veçanti personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme duhet të jenë shumë më shumë të kujdesshëm.
Çka duhet të dijmë?
Poqëse ju vuani nga sëmundje të çrregullimit të tensionit, keni asmen, diabetin, sëmundje të zemrës, kancerin apo sëmundje tjetër kronike, ju duhet të keni kujdes të vecantë pa marrë parasysh moshën që keni.
Ç’duhet të bëjmë ?
Nëse nga sëmundje të frymëmarrjes, keni simptome akute të traktit të frymëmarrjes apo keni rezultuar pozitiv në testin e indentifikimit të koronavirusit, mirëpo gjendja juaj e përgjithshme është e mirë dhe nuk keni nevojë të shtriheni në spital, ju duhet të hyni në vetizolim.
Në vetizolim ju hyni me qëllim që të mos infektoni njerëz të tjerë rreth jush, të paktën 10 ditë.
Edhe njerëzit që jetojnë me ju ose me të cilët keni pasur kontakte duhet të rrijnë në shtëpi me qëllim që të shmanget përhapja e virusit.
Këto udherrëfime ju mësojnë se cilat masa paraprake duhet të merrni për të shmangur përhapjen e Covid 19.
Gjatë kësaj periudhe ju duhet t’a përcjellni gjendjen e juaj.
Po që se simptomet e frymëmarrjes suaj përkeqësohen, kontaktoni mjekun vetëm përmes telefonit apo numra të tjerë në shërbimin tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tij.
Assesi të mos dilni pa maskë nga shtëpia edhe poqëse mjeku ju fton për konsulltim në kabinetin e tij.
Ritelefononi mjekut dhe i përkujtoni se nuk keni maskë.
Një udhetim prej shtëpisë suaj deri tek mjeku mund të bëhet vetëm po që se jeni të sigurtë se nuk do të takoni asnjë person rrugës në një distance më pak se dy metra.
• Kur jeni në vetizolim e jetoni me anëtarë të tjerë të familjes, mjeku i juaj duhet të ju jep këshillat kryesore në përputhje me ambientin, shtëpinë ku jetoni.
Nëse ju lejonë kushtet, ju duhet të rrini në dhomën tuaj.
Personat që ju sjellin ushqimin duhet të mbajnë distancë nga ju dy metra. Mundësisht ata duhet të ju sjellin barnat apo ushqim tek dera dhe ju e merrni atë pasi ai të largohet.
Enët, siq janë pjatat, gotat, lugtë e objekte të tjera të kuzhinës duhet ndarë. Ato assesi nuk duhet të përdoren nga anetarët e tjerë. Të lahen mirë me ujë të nxehtë apo në makinën pêrkatëse për larje.
Dhomën tuaj duhet ajrosur rregullisht, dy tri herë në ditë të paktên.
Edhe rrobat e juaja poashtu duhet të lahen. As peshqirat për duar apo të banjos nuk duhet të përzihen më të atyre që jetojnë në po të njejtën shtëpi me ju.
Personi që ju bënë këto shërbime është i obliguar t’i lajë duartë para se të ju shërbej dhe pas shërbimit. Mundësisht ju duhet t’a bartni maskën sa herë që ai ju shërben. Kur jeni vetëm në dhomë mund t’a hiqni atë.
Sa herë që përdorni lokalet sanitare, banjon apo wc duhet që t’i lani ato me produkte shtëpiake që i keni përdorur zakonisht edhe në të kaluaren për larjen e tyre.
Po që se ju mundësojnë kushtet, preferohet që të mos përdorni banjo e wc të përbashkët.
• Shmangni të gjitha vizitat dhe kontaktet duke respektuar distancen dy metra. Po që se dilni në ballkon apo edhe në oborr, askush nuk duhet të hyj në dhomën tuaj që e keni lënë vetëm.
Po që se gjatë këtyre ditëve në vetizolim keni kollitje, dhimbje të fytit, ngulçim me ose pa ethe, ndjenjën e etheve ose dhimbjeve të muskujve lajmëroni menjëher mjekun.
• Mos harroni edhe pse jeni në vetizolim ju duhet të vazhdoni t’i lani duartë rregullisht me sapun dhe ujë për të paktën 30 sekonda.
Personat që ju përgatisin ushqimin duhet t’i lajnë duartë me sapun para dhe pas përgatitjes së tij. Kurse ju, para dhe pas ngrënies, e gjithashtu edhe saherë që përdorni banjon e wc.
Rregullat e përgjithshme vazhdojnë të respektohen nga të gjithë:
Mbuloni gojën kur kollitni ose teshtni
• Materialet e përdorura për të mbuluar gojën ose hundën duhet të hidhen në një shportë që mbulohet ose të lahen.
• Para se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun dhe ujë.
• Vendosni me kujdes maskën për të mbuluar hundën dhe gojën, pastaj shtrëngojeni në mënyrë që ajo i përshtatet mirë fytyrës. Po që se mbuloni vetëm gojën kjo nuk ka efekt.
Maska vendoset duke i prekur vetëm pjesët me llastek anash e kurrsesi nuk duhet prekur sipërfaqja e saj.
• Mos e prekni përsëri maskën pasi ta vendosni. Pas çdo kontakti me një maskë higjene të përdorur, për shembull, kur e hiqni atë nga fëtyra, lani duartë me sapun dhe ujë ose me një produkt dezinfektues.
• Një maskë higjienike mund të përdoret të paktën 2 deri në 4 orë (maksimum 8 orë). Kur vëreni se mbrendia e maskës është e lagur zëvendësojeni atë me një maskë të re, të pastër dhe të thatë.
Për të gjithë ata që nuk kanë maskë distanca prej dy metrave është obliguese.
• Mbetjet e ndotura me lëngje trupore (jashtëqitje, gjak, mukozë) duhet të hidhen në një kese të mbyllur të veçantë, që paraprakisht duhet t’a vendosni në dhomën ku qëndroni, për çdo rast nevoje, e mandej ato hudhen me mbeturinat e tjera shtëpiake.
• Pastroni sipërfaqet e prekura çdo ditë (p.sh. tavolina e shtratit, korniza e shtratit ose mobiljet e tjera në dhomën tuaj të gjumit) me pastrues të zakonshëm shtëpiak.
Në rastet e familjes ku ndodhet ndonjë fëmijë i testuar pozitiv, apo aty ku kushtet nuk mundësojnë që i infektuari të qëndoj vetëm në dhomën e tij do të ishte ideale që e tërë familja të hyjë në izolim.
Në shtete të ndryshme ku ndjehet mungesë e testeve, vetizolimi mund të ndërpritet të paktën 10 apo 14 ditë pas fillimit të simptomave të para që do të thotë se, po që se pas vetizolimit 14 ditorë, dy ditë më pas apo 48 orë më pas ju ndjeni se simptomet e koronavirusit janë zhdukur, atherë pra ju mund të dilni nga vetizolimi.
Dalja nga vetizolimi nuk nënkupton menjëher lirinë e lëvizjes.
Ju duhet të vazhdoni të respektoni higjenën personale, distancën me të tjerët dhe të vazhdoni të rrini në shtëpi deri kur organet kompetete shtetërore do të ju informojnë për masat e reja.
Mos harroni, kujdesuni më së shumti për gjyshërit dhe gjyshet e juaja. Jo duke i përqafuar kësaj here, por duke iu përkujtuar rregullat dhe duke iu shërbyer atyre me një përkujdesje të jashtzakonshme./MLH/mediafokus.info

