Vetëm 23 pacientë me Covid, ja cili spital ka numrin më të madh
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 63 pacientë janë të shtrirë në klinika dhe spitalet rajonale në vend.
Sipas SHSKUK’së, 23 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i SHSKUK’së:
COVID-19: 63 Pacientë po trajtohen në SHSKUK
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, thotë raporti i punës për datën 22 qershor 2021.
Prej tyre, 23 janë të konfirmuar pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi , kurse 3 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 47 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
39 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë
2 në gjendje të rënduar
11 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.

