Vetëm në tre spitale të Kosovës ka ende pacientë me COVID
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale dhe QKUK.
Sipas këtij Shërbimi, 12 pacientë janë pozitiv me COVID, ndërsa 32 janë post-covid.
Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:
7 pacientë me Covid-19, nga Shqipëria, po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
Në Spitalin e Përgjithsëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme. Klinika Infektive, 3 pacientë. Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid. Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë.
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

