Vetëm nga çaji Turqia përfitoi rreth 15 milionë dollarë
Turqia përfitoi 14 milionë e 435 mijë e 902 dollarë të ardhura nga eksportet e çajit në 115 vende gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti.
Shaban Turgut, nënkryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) dhe kryetar i Komitetit të Ekspertizës së Sektorit të Industrisë së Çajit, në një deklaratë me shkrim tha se gjatë periudhës në fjalë u eksportuan 3.883 ton çaj.
Turgut deklaroi se nga eksporti i çajit janë përfituar 14 milionë e 435 mijë e 902 dollarë dhe tha se vendet evropiane renditen të parat në eksport si në vitet e mëparshme.
Ai gjithashtu bëri të ditur se diversiteti në rritje i çajit turk, i cili gjithashtu eksportohet në tregje me audiencë të konsiderueshme konsumatore si Shtetet e Bashkuara, Federata Ruse, Kanadaja, Republika Popullore e Kinës dhe Japonia, tregon se eksportet do të arrijnë shifra më të larta në të ardhmen.
Turgut tha se eksportet e çajit të zi dhe të gjelbër janë rritur nga viti në vit dhe kanë arritur të eksportojnë në 115 vende, shkruan trt.net
“Pëlqimi i çajit turk që konsumohet nga turistët që vijnë në vendin tonë kontribuon shumë në eksportet tona. Në periudhën e ardhshme eksportet e çajit do të arrijnë shifra shumë më të larta me prodhimin e produkteve inovative nga çaji turk dhe zhvillimin e produkteve në përputhje me zakonet e konsumit të çdo vendi”, deklaroi Turgut.

