Vetëm pak ditë pas dasmës, ndërron jetë djali i veteranit të UÇK-së
Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare mërgimtari me prejardhje nga Krusha e Madhe, Almir Zenuni, djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenuni.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit, ku thuhet se i riu ndërroi jetë pas një sëmundjeje që i mori jetën për vetëm dy javë.
Sipas njoftimit, Almir Zenuni ishte martuar të dielën me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci, por vetëm pak ditë më vonë humbi betejën me jetën.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 12:00.