Vetëm tri kuti të panumëruara, ja rezultati aktual i zgjedhjeve lokale në Prishtinë
Procesi i numërimit të votave në Prishtinë është drejt përfundimit, me vetëm tri kuti të votimit të panumëruara, sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në përditësimin e publikuar në orën 08:19, KQZ njofton se janë numëruar 98.88% e votave në kryeqytet. Nga 268 vendvotime, janë përpunuar 265, ndërsa tre kuti mbeten ende për t’u numëruar.
Aktualisht, në krye të garës është Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 33.76%, i pasuar nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me 33.05%, ndërsa në vendin e tretë është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 27.77%.
-Advertisement-
Sipas këtyre rezultateve, Prishtina pritet të shkojë në balotazh, ku do të përballen Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku për postin e kryetarit të kryeqytetit.

