Vetëplagoset aksidentalisht me armë një 64-vjeçar në Kaçanik, përfundon në QKUK

Një person është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Kaçanik, teksa kishte dalë në pyll për gjah.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

“Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e PK-së.