“Veteranët e shëndetësisë së Anamoravës”, monografi nga dr Xhavit Hajdari – prezantohet këtë të shtunë

Këtë të shtunë, më 25 tetor 2025, në orën 12:00, në Bibliotekën e qytetit në Gjilan, “Vjeshta letrare” vazhdon me një veprimtari tjetër përuruese.

Monografia e doktor Xhavit Hajdarit, “Veteranët e shëndetësisë së Anamoravës” do të shpaloset për të pranishmit dhe gjithë publikun gjilanas e më gjerë.

Një libër me interes dhe veçmas për këtë pjesë të Kosovës, me të drejtë i është dhënë hapësirë në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, ngase sjell të dhëna për një nga fushat më të ndjeshme të jetës sonë, shëndetësinë dhe personelin mjekësor shqiptar të kësaj krahine, që nga fillet e para, diku nga pjesa e parë e shkullit XX e deri në fund të çerekut të parë të shekullit XXI.

Një fjalë hyrëse për këtë veprimtari përuruese do ta paraqes në emër të Ars Clubit “Beqir Musliu” drejtuesi i tij, Sabit Rrustemi, ndërsa për librin do të flasin publicisti e veprimtari Xhevdet Kallaba, në cilësinë e redaktorit si dhe dr. Zijadin Hasani, si recensent i monografisë, po dhe vetë autori, doktor Xhavit Hajdari.

Veprimtaria përuruese drejtohet nga poetja Linditë Ramushi Dushku dhe është e hapur për publikun e gjerë.