VV kërkon shkarkimin e drejtoreshës së arsimit në Kamenicë

Ajo që ishte shqetësim yni i vazhdueshëm dhe që me dekleratat tona u munduam të tërheqim vërejtjen e qeverisjes komunale, sot paraqitet si krizë në sistemin arsimor në komunë.

Për të dalë nga kjo gjendje, Lëvizja Vetëvendosje në Dardanë propozon një plan 7 pikësh veprimi, të shoqëruar edhe me arsyeshmëri:

  • Tërheqja nga “reforma”.

Duke qenë se kundërshimi i komunitetit është në nivelin e refuzimit të plotë dhe e cila po manifesohet me humbje të mësimit të nxënësve, nuk ka kuptim të vazhdohet me kokëfortësi, sepse po zbehet edhe me tutje besimi në institucione dhe po nxit padëgjueshmëri qytetare.

  • Shkarkimi u.d Mirhane Morina dhe zgjedhja e drejtorit profesional të DKA-së.

Nga situata e krijuar së fundmi dhe nga debatet me qytetarë po rezulton se është përson i papranueshëm dhe joprofesional për udhëheqje të DKA-së. Qasja e saj aversive ndaj komunitetit dhe niveli i ultë i rrespektit ndaj mësimdhënësve e bënë person të padëshirueshëm, rrjedhimisht dhe jobashkëpunues.

  • Zgjedhja e drejtorëve të shkollave.

Bazuar në UA për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, DKA ka obligim që tre muaj para skadimit të mandatit të drejtorit të inicohet proceduara për zgjedhjen e drejtorit të ri. Drejtorët të zgjidhen në bazë të projektit më të mirë dhe të zbatueshëm për zhvillimin e shkollës përkatëse.

  • Hartimi i planit të punës 2 vjeçare të DKA-së.

Hartimi i plani i punës së DKA-së duhet të jetë në funksion të avansimit të cilësisë të mësimdhënjës, të trajtoj nevojat emergjente infrastrukturore të shkollave dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Ky plan duhet të bazohet në Stategjinë e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2017-2021 dhe Strategjinë për Sigurimin e Cilësisë në Sistemin Arsimon Parauniversitar.

  • Ngritjen e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet i cili ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të inspektimit, trajnimin e stafit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit tjetër për menagjimin e cilësisë.

Rezultatet e testin ndërkombëtar PISA janë shqetësuesë dhe kërkohet urgjentisht të punohet në avansimin e kapaciteteve menagjeriale duke filluar nga DKA.

  • Vendosje e dollapëve personal për secilin nxënës.

Kontrollat vjetore shëndetsore të nxënësve nuk po e trajtojnë edhe problemin e peshës së rënd të qantave që ata bartin cdo ditë shtëpi-shkollë dhe anasjelltas dhe ndikojnë në zhvillimin e shëndosh fizik të fëmijëve. Për këtë shqetësim kemi edhe reagimin e Institutit të Shëndeti Publik të publikuar ditë me parë.

  • Investime në kabinete, biblioteka, kënde të leximit, etj.

Kabinetet janë thelbsore në zbatimin praktik të asaj që është mësuar. Ato do të kontribojnë në konkretizimin e njohurive dhe vlerësimin objektiv të të nxënit. Bibliotekat, këndet e leximit dhe aktivitetet jashtëkurrikulare do të pasuronin jetën shkollore të nxënësve, do të përmirësonin vijimin dhe rrisin suksesin. Ne jemi të bindur që këto kushte, do ta stabilizojnë gjendjen në arsim dhe do të ndikojnë në avansimin e cilësisë se punës në shkolla./Mediafokus/