Vetëvritet aksidentalisht në stan një i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një stan, ku një djalë i mitur u vetëvra aksidentalisht me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në një zonë të malit Skënderbeg të Burrelit, ndërsa i mituri dyshohet se po luante me armën e zjarrit që ndodhej në stan.

Shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.