Vetëvritet në burgun e Shkupit një profesor universitar
Në burgun e Shkupit është vetëvrarë një person me inicialet S.M., i lindur në vitin 1959, në fshatin Poroj të Tetovës.
Ai ka qenë në paraburgim që nga 29 shkurti i këtij viti, si i dyshuar për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 188 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç raportojnë mediat në Maqedoni, S.M., është varur në qelinë e burgut.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
Ndërkohë, mediat shtojnë se fjala është për profesorin universitar, Sulejman Meta, i cili ishte i dyshuar për tentim përdhunimi të një të miture.

