Vetëvritet një i moshuar në Novobërdë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur i vetëvrarë një i moshuar në Novobërdë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të oremtes, rreth orës 20:30.
“Lagjja Tanki Zabel, Novobërdë 15.01.2021 – 20:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/

