Vetëvritet personi i cili plagosi 25-vjeçaren

Pasditen e sotme policia e ka lokalizuar në banesën e tij, në një ndërtesë, në rrugën “Andon Shurkov” nr. 27 pranë konviktit dhe ka tentuar ta arrestojë.

Në aksion policia përdori bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.

Mirëpo, personi nuk e ka lejuar veten të arrestohet, ndaj pak para se policia të hynte në banesë është vetëvrarë.

Sipas njoftimeve bëhet fjalë për 38-vjeçarin Z.T. i cili në fund të vitit 2008 vrau vëllain e tij dhe u dënua me 13 vjet burg.