Vetizolohen Zhegra dhe Vrapçiqi, ku u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar pak minuta më parë për vetizolimin e fshatrarve Zhegër dhe Vrapçiq, atje ku rezultuan pozitiv me covid 19 dy rastete  para.

Sot, bashkë me drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim në takim me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emërgjenca, Policinë e Kosovës, IKSHP-në, Shëndetësinë primare dhe Spitalin Regjional.

Pas shtimit të dy rasteve të para me COVID 19, Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me ekipën emërgjente, ndjekur nga rekomandimet e organeve të shëndetësisë, ka ndërmarrë hapat për vetizolimin e Vrapçiqit dhe Zhegrës.

Nga mbrëmë, ekipet mjeksore janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e të prekurve dhe me personat tjerë potencial, që kanë patur kontakt me ta.

Nga personat e prekur, njëri është në vetizolim, sepse nuk shfaq simptoma, ndërsa tjetri, është në klinikë infektive.

Policia e Kosovës është në terren për ta siguruar zonën në mënyrë që të respektohet vetizolimi.

Ekipet tona po punojnë intensivisht në sigurimin e rezervave ushqimore të mjaftueshme për banorët e izoluar.

Gjithashtu, ju njoftoj se Stublla, pas 14 ditësh vetizolimi, ka rezultuar me sukses në ballafaqimin e kësaj pandemie.

Pra, vazhdojmë të bëjmë thirrje, se e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë gjendje është vetizolimi dhe shtimi i masave higjenike.

Prandaj, qëndroni në shtëpi, menjanoni lëvizjet dhe takimet familjare, ku vetëm në këtë mënyrë mund ta ndihmojmë vetveten, familjen dhe shoqërinë, ka shkruar Ismajli në profilin e tij./mediafokus.info