Vetura aksidenton motoçiklistin në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash (rreth orës 12:00) në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Gjilan (rruga Gjilan-Ferizaj).

Mediafokus.info merr vesh nga burimet e veta se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili e ka transportuar motoçiklistin drejt spitalit.

Në këtë rrugë me katër korsi shpejtësia e lejuar është 40 km, por shpeshherë nuk respektohet.

Nga fotot që Mediafokus ka marrë nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ka targa të Vranjës dhe po lëviste në drejtim të Ferizajt./Mediafokus.