Vetura bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Në një vetaksident që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 tek ura në hyrje të fshatit Gjonaj në Prizren, ku një veturë ka rënë në lumin Dri, ka edhe viktima.

Gazeta Sinjali meson se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe alkoolit.

Burimet kanë njoftuar se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.