Vetura “fluturon” në rrugën Viti-Kllokot, 112 km/h
Policia në Viti, në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Viti-Kllokot.
Në këtë pikë kontrolli, policia ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, ishte duke vozitur me shpejtësi 112 km/h.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshëm – ndalim vozitje në afat prej tre muajve si dhe tri pikë negative, thuhet në njoftim.
