Vetura godet biçiklistin në Malishevë të Gjilanit

Në Malishevë të Gjilanit një veturë ka goditur një biçiklist, duke i shkaktuar lëndime.

Njoftimi i plotë i policisë në raportin 24 orësh:

Fshati Malishevë e Ultë, Gjilan, 12.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.