Vetura godet këmbësoren në Gjilan
Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan nj veturë ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Njoftimi i policisë në raportin 24 orësh:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Isa Boletini, Gjilan 10.05.2023 – 12:50. Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare / këmbësore pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një femër kosovare.
E lënduara është dërguar në trajtim mjekësor. Rasti nën hetime.

