Vetura godet këmbësoren në Gjilan derisa ajo po e kalonte rrugën
Një këmbësore në Gjilan është aksidentuar nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën.
Viktima, pas marrjes së trajtimit mjekësor, është liruar në shtëpi.
Njoftimi i policisë:
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 09.04.2022-21:10. Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

