Vetura godet motoristin në Gjilan, drejtuesi dhe pasagjeri dërgohen në spital

Një person në Gjilan ka pësuar lëndime në aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete dhe një automjeti.

Rr. Enver Miftari, Gjilan 22.08.2022 – 15:20. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri. Pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.