Vetura godet një femër në Gjilan, viktima po trajtohet në Spital

Një veturë ka goditur një femër në Gjilan, përkatësisht në rrugën “Lufta e Gjilanit”, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë dhe viktima (femër) po trajtohet në spital.

Rr. “Lufta e Gjilanit”, Gjilan 21.01.2021 – 12:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë dyshohet nga pa kujdesia, ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë. /Mediafokus.info/