Vetura godet një këmbësor në Gjilan
Një veturë në Gjilan ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 07.01.2021 – 17:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe me pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në komunikatë./Mediafokus.info/

