Vetura godet për vdekje këmbësoren
Një këmbësore është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rr. Nacionale –Prishtinë-Pejë –Llapushnik (NN) 15.04.2022-20:15. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

