Vetura godet për vdekje një çiklist
Një grua është arrestuar në Gjakovë për një aksident me fatalitet që ka shkaktuar, duke e goditur me veturë një çiklist, i cili ka vdekur në spital, njofton policia.
Rr. Faik Konica, Gjakovë 12.11.2021 – 12:20. Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. (foto arkiv)

