Vetura godet një të mitur, ndërron jetë nga lëndimet
Një i mitur ka ndërruar jetë nga lëndimet, pasi është goditur nga vetura në lëvizje. Sipas raportit të Policisë, vozitësi është arrestuar.
“Fsh. Polluzhe, Gllogoc 01.10.2020 – 16:40. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

