Vetura kalon në anën tjetër të rrugës përmes zebrave

E kishte me ngut, apo me avash, nuk mund ta dimë, por duket qartë se ky vozitës bënë një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit, duke kaluar nga një krah i lëvizjes në krahun tjetër, përmes vendkalimit të këmbësorëve.

Rasti është fotografuar nga bashkëpunëtori i Mediafokus.info në rrugën ‘Marie Shllaku’, afër Qendrës së Regjistrimit Civil në Gjilan dhe ka ndodhur në mes të ditës.

Pak më tutje ndodhet rreth-rrotullimi, ku ky vozitës ka mundur ta bëjë kthimin në drejtimin e dëshiruar, pa rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, por me të vërtetë paska qenë për ngut.

Mirë që paska qenë kerr i vogël dhe jo kamion. /Mediafokus.info/