Vetura me emigrantë nuk i ndalet policisë, shkakton aksident në ikje e sipër
Një veturë me emigrantë është aksidentuar në Gllogoc, pasi nuk kishte respektuar urdhrat e policisë për ndalje. Emigrantët kanë pësuar lëndime, derisa vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fsh. Zabeli i ulët, Gllogoc, 10.05.2021-05:38. Është raportuar se njësiti policor kishte tentuar ta ndaloj veturën me targa vendore e cila nuk ishte ndalë dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditë një automjet kombi me targa vendore. Në veturën e cila ishte aksidentuar kishin qenë 5 emigrant meshkuj shtetas të huaj ndërsa vozitësi i veturës ka arrite të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij. Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marr me rastin i cili vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

