Vetura merr flakë nga cigarja, katër persona pësojnë lëndime
Katër persona kanë marrë lëndime nga shpërthimi i zjarrit në një veturë, ku drejtuesi i saj kishte ndezur cigaren në pikën e karburantit.
Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoje lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim)

