Vetura përplas të miturën, kjo është gjendja shëndetësore

Një aksident rrugor është regjistruar në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku vetura ka përplas të miturën që ishte duke kaluar rrugën.

10-vjeçarja E.M. është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit A.H. për të zbardhur arsyet e aksidentit.