Vetura përplaset me anësoret metalike të rrugës, vdes drejtuesi i saj

Një person në Mitrovicë ka vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën Leshak-Mitrovicë, pasi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës  kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)