(VIDEO) – Ankohet Vjosa Osmani: “Nuk po dojnë me m’bo presidente”
Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi për mungesën e mbështetjes për një mandat të ri.
Osmani prej disa ditësh është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë në mbarë vendin, aktivitete që po konsiderohen si pjesë e një fushate me nuanca politike, raporton Paparaci.
Megjithatë, Osmani ka theksuar publikisht se këto takime kanë karakter falënderues dhe synojnë të shprehin mirënjohje për “mbështetjen e vazhdueshme” që ka marrë nga qytetarët.
Ndërkohë, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka zgjedhur të propozojë Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun si kandidatë për postin e presidentit.
Një ditë më pas, Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme deri më 31 mars.
Mandati i presidentes Osmani përfundon më 4 prill 2026.

