Video: Arinjtë futen natën në oborrin e një familje në Mushtisht
Dy arinj në fshatin Mushtisht të Suharekës kanë cenuar territorin e banimit në këtë zonë duke u futur në oborrin e një shtëpie.
Kafshët janë kapur nga kamerat e sigurisë. Video është bërë publike nga kryetari i këtij fshati.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, derisa nga organet kompetente ka kërkuar që të ndërmarrin masat e duhura me qëllim shmangien e rrezikut prej kafshëve të egra.

