Video/ Italia do të këndojë shqip në Ditën e Çlirimit, ja kush është artistja
Italia do të këndojë edhe shqip në ditën e saj të çlirimit. Një këngë e rezistencës, e lirisë, e luftës së përbashkët (që ishte e famshme botërisht edhe para se ta përdorte profesori i Casa de Papel) përshëndeti Italinë në ditën e saj, në Ditën e Çlirimit.
“Bella Ciao” u këndua nga 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Irma Libohova jonë, shkruan tiranapost.
E kujdesshme për të kuruar çdo detaj, edhe veshjen e saj kuqezi me shqiponjën në zemër.
Projekti u koordinua nga Tommaso Primo dhe kënduan: Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.
Italia po kalon ditë të vështira në përballjen e egër me koronavirusin.


 
 
						 
						