Videot që po mallëngjejnë botën: Fëmijët e nxjerrë nga rrënojat, simbol i shpresës dhe tragjedisë

Imazhet e fëmijëve, që nxirren me pizhame nga rrënojat, duart e vogla me pluhur që zgjaten për ndihmë nga blloqet e betonit, dhe prindërit që qajnë mbi trupat e pajetë të vogëlushëve që nuk ja dolën, po mallëngjejnë botën dhe po dëshmojnë përmasat e katastrofës që preku Turqinë dhe Sirinë, të hënën e 6 shkurtit. Menjëherë sapo lëkundja e frikshme kthehu mijëra banesa në hi, fjala e parë që thanë shumica e të mbijetuarve ishte: Fëmijët…të shpëtojmë fëmijët…”

Ishin të shumtë të miturit që u nxorën të gjallë nga rrënojat, dhe të vetmit që u rrëmbyen buzqëshje dhe lot gëzimi, qytetarëve të mbledhur pranë pallateve të kthyer në gërmadha.

“Zoti është i madh”, thirri një pjesëtar i Helmetave të Bardha në Jindires të Sirisë, teksa mes brohorimave nxorën të gjallë një vogëlushe të bllokuar në blloqet e betonit.

Fytyra ishte e mbuluar me pluhur, dhe trupi i zhytur në rrënoja deri në kraharor, por ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se nuk ishte e plagosur rëndë…“Babai yt është këtu, mos u frikëso. Noor, të lutem më shiko. Fliti babait tënd…shihe…ja ku është.. Zot faleminderit që e shpëtove…”.