Vidhen 5 euro në një xhami në Prishtinë
Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një xhami në Prishtinë dhe pasi kanë thyer arkën, nga aty kanë marrë 5 euro.
Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 07.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

