Vidhen rreth 200 kg kabllo në Kosova A

Në bazë të një informate për vjedhje në Termocentralin Kosova A, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe në bagazhin e saj ka gjetur një sasi të kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg.

Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një person tjetër ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE /TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.