Vidhet arka në Atik Xhamia në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është vjedhur arka në Atik Xhamia të Gjilanit, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Policia bën të ditur se aty janë vjedhur 40 euro, derisa po hetohet rasti.
“Rr. Adem Jashari, Gjilan 23.02.2021 – 19:00-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rreth 40 (katër dhjetë) euro në arkën e xhamisë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/


 
 
						 
						