‘Vidovdani 2022’: Një person shoqërohjet për nxitje të urrejtjes, konfiskohen ndërresa me mbishkrime provokuese
Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”, sot në orët e mëngjesit, në pikat kufitare në Vermicë dhe Kullë, gjatë kontrollit policor, zyrtarët kufitarë, në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë persona, serbë të Malit të Zi.
Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.
Lidhur me rastet janë kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në
fjalë u është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar.
Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan, një person, shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në njoftim.

