‘Vija e plotë’ i lë në këmbë për tre muaj

Policia në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka pranuar një video incizim në të cilin shihen dy vozitës në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë duke tejkaluar në vijë të plotë.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, përmes veprimeve operative ka arritur të identifikojë kundërvajtësit dhe ndaj tyre ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej 150 euro, nga dy pikë negative si dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.