‘Vija e plotë’ lë me duar në xhepa dy shoferë

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, ka pranuar një video incizim në të cilën shihen dy vozitës në rrugën Gjilan – Kamenicë duke tejkaluar në vijë të plotë.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikojë të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve, për secilin veç e veç ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro, nga dy pikë negative si dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.