Viktima e radhës e Coronavirusit në Kosovë, është nga kjo komunë e Anamoravës

Coronavirusi ia ka marrë jetën edhe një personi në Kosovë, transmeton Mediafokus.info. Viktima e radhës e Coronavirusit në Kosovë, është nga Anamorava.

Burime brenda Klinikës Infektive në QKUK, i kanë thënë Mediafokus.info se i ndjeri është nga fshati Zhiti i komunës së Vitisë.

66-vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, por duket se nuk ka mund ta pëballoj edhe infeksionin me COVID-19.

Ndërkohë, gjatë paraditës është konfirmuar edhe vdekja e një pacienti nga Podujeva, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kosovë në 117, që nga fillimi i pandemisë./Mediafokus.info/